Showbiz

Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës në setin e fundit fotografik

Ajo është në listën e modeleve më të paguara në industrinë e modelingut e jo më kot është kaq mahnitëse.

Teksa po bën namin në eventet e Javës së Modës, Bella Hadid ka gjetur mundësinë të shkëputet dhe të pozojë për fushatën e “Denim” në Australi të quajtur “The Feel Studio”.

Bukuroshja dukej mjaft seksi në këtë set ku duhet theksuar se nuk i ka lënë vend imagjinatës duke shfaqur një pjesë të mirë të aseteve të saj.

Ajo mban veshur një bluzë të shkurtër ku reklamohet mjaft qartë kjo firmë e megjithatë ajo çfarë ka rënë në sy është gjoksi i modeles që shfaqet thuajse i gjithi në çdo foto të saj.