Showbiz

Bella Thorne harron të depilohet?!

Ajo është një ndër modelet dhe aktoret më të famshme të momentit e cila është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku informon ndjekësit e saj për projektet më të fundit në të cilat përfshihet por edhe shfaq setet  e reja fotografike.

Së fundmi, Bella Thorne ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e filmit të saj më të fundit “Midnight Sun” së bashku me kolegun tjetër protagonist, Patrick Schwarzenegger.

20-vjeçarja shkëlqeu me paraqitjen e saj dhe look-un në tërësi por teksa po merrte poza të ndryshme u vu re se bukuroshja kishte sqetullat e pa depiluara.

Fotot nga ky moment janë bërë menjëherë virale dhe janë komentuar edhe nga publiku në rrjetin social Twitter. Të gjithë pyesin se si një yll si Bella Thorne shfaqet në premierën e filmit të saj dhe harron të depilohet!