Showbiz

Bella Thorne: “Jam abuzuar seksualisht deri në moshën 14-vjeçare”

Nëpërmjet hashtag-ut ‘#timesup’ dhe ‘#Metoo’ të gjitha personazhet e famshme femra në Shtetet e Bashkuara kanë pranuar të ndajnë publikisht historitë e tyre të dhimbshme të abuzimeve seksuale.

Modele, aktore, këngëtare por edhe punonjëse të thjeshta kanë treguar në rrjetet sociale tmerret që kanë përjetuar për shumë vite duke u shprehur se frika nuk i ka lejuar të denoncojnë sulme të tilla.

Qindra histori të këtij lloji mund t’i gjeni lehtësisht duke klikuar në Instagram apo Facebook dy hashtag-et e lart përmendura ndërkohë që një ndër to është edhe ajo e Bella Thorne.

Aktorja ka marrë shkas nga kodi i veshjes në ceremoninë e “Golden Globes” dhe ka guxuar të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram dhunën që i është ushtruar që në vegjëli.

“Jam abuzuar seksualisht dhe fizikisht deri në moshën 14-vjeçare. Natën kyçja derën e dhomës dhe pranoja në heshtje këtë që po më ndodhte. Të nesërmen prisja dikë tjetër të përfitonte nga jeta ime sërish”-kanë qënë këto disa nga fjalët që ajo ka shkruar në diçiturën e një fotoje.

Nga ky postim kanë marrë shkas shumë ndjekëse të saj të cilat jo vetëm që kanë treguar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre por gjithashtu kanë ndarë eksperiencat kaq personale me anë të komenteve.