Showbiz

Besnik Qaka bëhet baba, ja si quhet vogëlushja…

Këngëtari i grupit të famshëm nga Kosova, “NRG Band”, Besnik Qaka sapo është bërë baba për herë të parë.

Vetëm para pak muajsh ai kurorëzoi lidhjen me partneren e tij Lolita Begolli, në martesë dhe tashmë çifti i ri është bekuar me një vajzë.

Ka qenë vetë këngëtari ai i cili lajmëroi ardhjen në jetë të vogëlushes Una, nëpërmjet një fotoje shumë të ëmbël të saj të postuar në rrjetin social Instagram.

“Fryma jote e parë, na e mori tonën” -Shkruan Qaka në diçiturën e fotos.