Celebrities Showbiz

Besnik Qaka zbulon se është bërë baba për herë të dytë dhe ndan foton e ëmbël me vogëlushin!

Vokalisti i grupi të njohur, NRG Band, Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Vetëm pak më parë, Besniku ndau një foto të ëmbël ku u shfaq me foshnjën në krahë.

Këngëtari e ka zbuluar më parë që gjinia e bebit është djalë dhe sot ka ndarë emrin e tij që është, Jan. Krah postimit të lumtur, ai shkruan:

Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka.

Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita Begolli, në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë, si dhe janë prindër të një vazje me emrin Una. NRG Band, ku bën pjesë këngëtari, është një grup muzikor mjaft i pranishëm në tregun muzikor shqiptar, duke i mbijetuar gjithë këtyre viteve, duke qëndruar gjithmonë të bashkuar. Muzika e tyre varjon nga ajo ritmike tek romantikja por një gjë është e sigurt, publiku përqafon çdo prurje të re muzikore të këtij grupi.