Showbiz

Beyonce dhe Solange, një rrëzim epik në ‘Coachella’

Festivali vjetor “Coachella” në Kaliforni nuk ka qenë kurrë kaq energjik sa këtë vit dhe kjo vetëm falë Beyonce.

Këngëtarja e famshme ka performuar edhe në javën e dytë të këtij festivali së bashku me bashkëshortin e saj, me dy ish-pjesëtaret e “Destiny’s Child” e gjithashtu edhe me motrën e saj.

Sa i përket kërcimit me Solange Knowles, dy bukuroshet janë rrëzuar në mes të skenës teksa Beyonce po përpiqej ta merrte në krah si pjesë e performancës së tyre.

Ato ranë sipër njëra-tjetrës ndërkohë i gjithë publiku nisi të qeshë. Një pjesë e mirë e tyre e postuan këtë moment qesharak në rrjetet sociale duke theksuar se edhe pse ishte një moment jo i zakonshëm për Beyonce, një divë mbetet një divë jo më kot performanca e saj u mbyll me dinjitet.