Showbiz

Big Basta dhe Vesa Luma më në fund vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor

Bashkëpunimi i fundit i tyre muzikor daton rreth 3 vite më parë kur kënga “BOOM” u shndërrua në një hit.

Vesa Luma ka konfirmuar në një bisedë me ndjekësit në Instagram se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim të ri me Big Basta ashtu siç ja kishte premtuar fansave edhe vitin e kaluar.

Këngëtarja nuk ka ndarë detaje të tjera rreth këtij projekti të shumëpritur por kujtojmë se Vesa ka shprehur dëshirën edhe për të eksperimentuar në tregun ndërkombëtar për këtë arsye ka bërë edhe mungesa me këngë të reja.

Kujtojmë se çifti i artistëve prej vitesh tashmë jetojnë në Zelandën e Re ku kanë nisur një jetë të re me vogëlushin e tyre.