Showbiz

Big Basta poston foton më të ëmbël me djalin

Momentalisht reperi shumë i dashur për publikun Big Basta ndodhet në Zelandën e Re ku po punon ndërsa bashkëshortja e tij Vesa Luma dhe djali i vogël janë shpërngulur përkohësisht në Kosovë.

Duket se artistin e djeg malli për familjen e tij dhe këtë na ka bërë ta nënkuptojmë me anë të postimit të fundit në Instagram.

Big Basta ka postuar një foto të ëmbël ku shfaqet duke përqafuar të voglin e tij që e shoqëron me diçiturën: “Është e pastër dhe e pashpjegueshme ndjenja…një krijesë kaq e pafajshme që sundon mbi ty. Të dua herë 1 milionë!”