BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Big Brother Vip-Live nga Shtëpia, Dea Mishel kthehet në fillim të rrugëtimit e tregon se për çfarë është bërë pishman!

Big Brother Vip-Live nga Shtëpia në Top Albania Radio vjen me një format ndryshe dhe sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë shkuar dy prezantuesit e emisionit Wake Up, Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi. E ftuara e parë e tyre është Dea Mishel Hoxha, e cila bashkë me tre banorët Luiz Ejlli, Efi Dhedhes e Kristi Aliaj siguruan finalen, më 6 maj. Biseda nisi me batuta dhe Dea tregoi bujarinë për miqtë “që të urdhërojnë”, të qëndojnë pasi kanë nevojë për fytyra të reja e kanë ushqime me bollëk. Por, pikat mbi i, jo si konkurrentë…

Përtej shakave, e pyetur si është ndjerë në këtë rrugëtim mbi katër mujor, Dea Mishel nuk e fshehu se po bëhet më nostalgjike dhe emocionale, efekti i afrimit të fundit të kësaj përvoje. Finalistja tha se po bën mbylljen e bilancet me veten.

Enxhi: Si ka qenë i gjithë izolimi? Si je ndjerë?

Dea: Mua më pëlqen liria e jam e pavarur, por kjo pjesa e bashkëjetesës më pëlqeu, vetëm se të mundon malli për familjen e xhirot me makinë…

Dea Mishel tregon sekretin e saj, kur është e mërzitur merr makinën e bën xhiro dhe e pyetur nga Blendi se deri ku shkon…

Deri në Elbasan…

Por, a ka njohur aspekte të tjera të vetes në BBVIP Albania?

Unë edhe jashtë kam punuar shumë me veten, që ta njoh e të jem versioni më i mirë. Jam bërë më e fortë se kur hyra e kjo do të më shërbejë kur të dal jashtë.

Blendi: Çfarë ka njohur nga ty publiku?

Dea: Unë mbaja një imazh si bionde, koketë, lozonjare. Por, tani kam treguar anët e mia të vërteta, sa e ndjeshme jam, pjesën time kreative.

Qëllimi pse hyra ishte të testoja veten se duke krijuar një personazh e maskë i shmangesha të tregoja se kush isha vërtetë. Tani besoj se më kanë parë siç jam vërtetë. Sa më kanë pëlqyer, nuk e di! Vlerësoj që jam në finale. E di që nuk mund t’iu pëlqesh të gjithëve, por uroj të kem dhënë shembull të mirë!

Enxhi: Gjithë kohën ke qenë Dea e vërtetë apo lojtare?

Dea: Kam qenë shumë e vërtetë e kur mendoj për ca debate ku mund ta kisha marrë më thjesht.. them obobooo… Unë erdha të provoj veten, jo me strategji për të fituar. Nuk do të bëja gjëra që bien në kundërshtim me parimet e mia.

Kur je bere pishman për formën e reagimit?

Për të gjitha debatet ku jam nxehur nga pak jam bërë pishman. Ndoshta pak për situatën në fillim me Amosin që u bëra lëmsh (prezantuesit e ngacmojnë), u bëra lëmsh me veten time. Një flirt që nuk e kuptova taman, nuk e kanalizova.