Celebrities Gossip Showbiz

Big Mama revoltohet keq me Trixa-n! Cili është shkaku?

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa janë tanimë një çift që na e aprovojnë këtë gjë me fjalët dhe veprimet e tyre për njëri- tjetrin.

Kjo marrëdhënie ka marrë shumë komente si nga personazhë të ndryshëm jashtë shtëpisë, por njësoj ka nisur të komentohet edhe nga banorët brenda saj. Së fundmi, një prej tyre duket të jetë shumë e revoltuar me Trixa-n dhe lidhur me çfarë po jep ajo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë pikërisht për Big Mama-n, e cila ka ‘shpërthyer’ ndaj saj duke thënë se nuk po bën gjë tjetër veçse po puthet me Donaldin dhe lyhet.

Më falni që po e them, po veç lyhet e puthet me Donaldin. Unë kurrgjë nuk shoh. Po të doni mbrojeni…

Lidhur me këtë ka folur dhe i vëllai i Trixa-s, Albani para pak ditësh në “Pardon My French”, ekskluzivisht për TAR. Këngëtari u shpreh:

Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente…