Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në Qafë Thanë! Reshjet me intensitet të lartë të dëborës dhe ngricat krijojnë radhë kilometrike!

Krahas veriut, i cili ka mbetur ‘i paralizuar’ nga stuhitë e dëborës, moti i keq ka krijuar problematika edhe në juglindje të vendit.

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se reshjet me intensitet të lartë të dëborës dhe ngricat kanë bllokuar qarkullimin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Top Channel ka siguruar pamjet ku shihen radhë kilometrike të mjeteve, ndërkohë që është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Vijon..