Showbiz

Bradley Cooper zbulon se si atësia i ndryshoi jetën

Aktori i famshëm hollivudian Bradley Cooper që pas premierës së filmit të tij më të ri “A Star is Born” por rrëfen nëpër intervista detaje nga jeta e tij personale që askush nuk i dinte.

Së fundmi ai treguar për “E News” se të qenit baba i ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe tashmë po shijon çdo gjë më shumë se kurrë. 45-vjeçari shtoi se për 27 vite ai ka qenë i përqëndruar vetëm tek karriera e tij.

Gjithmonë i angazhuar me projekte kinematografike kur arriti të 40-at ai e pyeti veten se çfarë donte në të vërtetë në jetë dhe këtë përgjigje e mori vetëm pas lindjes së vajzës së tij Lea de Seine, në mars të vitit të kaluar.

Bradley shtoi se e bija e ka bërë që ta shijojë jetën në të gjitha aspektet pa u menduar për planet apo të ardhmen.