Showbiz

Brenda shtëpisë lukzose të Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Çifti i famshëm i aktorëve, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë shkëputur disi nga karriera e tyre filmike për tu fokusuar tek familja. Larg syrit të publikut por të qetë dhë të lumtur ata po shijojnë ditët më të bukura pranë fëmijëve të tyre të vegjël. Së fundmi, aktorët e industrisë Hollywood kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre që kushton plot 12.2 milionë dollarë.

Ashton dhe Mila kanë publikuar disa pamje të shtëpisë së tyre gjigante dhe këto të fundit janë shpërndarë kudo në rrjet. Shtëpia super komode me 5 dhoma dhe 5 tualete është e vendosur në zonën ‘Hidden Valley’, ku jetojnë edhe personazhe të tjerë të famshëm.

Krahas këtyre, prona e çiftit përfshin edhe një pishinë, spa, kuzhinë në natyrë dhe një bar. Ata e blenë këtë shtëpi në vitin 2014 për plot 10.2 milionë dollarë dhe tani që po e shesin e kanë rritur çmimin.

Sakaq, më poshtë gjeni galerinë e fotove për t’u hedhur një sy e për të zbuluar se ku jetojnë yjet e famshëm dhe se si e kanë dekoruar vatrën e tyre të madhe.