Celebrities Gossip Showbiz

Capital T zbulon bashkëpunimin e rradhës për albumin e ri dhe na surprizon të gjithëve!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

E duket se në prag fundviti, reperi na bëri një surprizë shumë të bukur duke lançuar këngën e tij më të re me titull “Nashta” vetëm dy ditë më parë.

Por, duket se reperi nuk ka të ndalur. Edhe pse sapo ka lançuar projektin e ri, Kapo paralajmëroi bashkëpunimin e rradhës me artistin e njohur, reperin Elinel. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, teksa kanë pozuar së bashku, krahas ai ka shkruar:

Sajko Elli pjesë e #HEARTBROKENKIDS   

Reperi gjithashtu na ka lajmëruar se do të na bëjë një surprizë shumë të bukur duke na sjellë jo vetëm një këngë, por një album të ri. Së fundmi, Kapo na ka zbuluar se ka punuar mbi këtë projekt në heshtje pa i treguar ndjekësve të tij.  Albumi më i ri i reperit do të quhet “Heart Broken Kids”.

Por, brenda kësaj surprize duket se kemi një surprizë edhe më të madhe. Kapo ka paralajmëruar se do të sjellë një bashkëpunim titanësh me reperin prej vitesh tanimë ikonik të vendit tonë, Mc Kresha.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.