Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë është dashuria për Morena Tarakun, na e tregon vetë ajo!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Disa kohë më parë Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

E duket se tani që e ka pranuar, Morena nuk i kursen dhe postimet lidhur me dashurinë e një shprehje e postuar pak më parë nga vetë ajo na lë të kuptojmë se kjo gjë e ka ndryshuar shumë bukuroshen tonë.

Postimet më të fundit të Morenës na kanë shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai prej partnerit të saj pasi teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.