Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi? Antonela përlotet teksa flet për…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E së fundmi, një nga banoret që mund të themi se nuk e ka treguar anën e saj të ndjeshme deri më tani është Antonela. Pak më parë, një surprizë ka ardhur për Antonelën, teksa në obrrin e shtëpisë është shfaqur një balonë me mesazhin: “Keep going teze Ela” (Vazhdo përpara teze Ela).

Për këtë banorja është përlotur teksa ka folur për motrën e saj, Marielën e cila është shtatzënë dhe edhe pse 5 vite më e madhe se Antonela ajo ka treguar se ka po të njëjtin afrimitet me të motrën siç ka Donaldi me binjakun e tij.

Antonela është e njohur për debatet e saj me Arjolën dhe Monikën. Me këtë të fundit ka patur një debat, gjatë një bisede të Antonelës me Einxhel në tualet, Monika futet brenda dhe shtyn me këmbë këpucët e Antonelës. Kaq ka mjaftuar që të shkaktohet debat.

Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë.

Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë. Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?

Monika: I shtyva dhe vetëm kjo…

Antonela: I shtyve? Me këmbë.

Monika: Po

Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.

Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.

Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!