Lajmet e fundit

Çfarë po ndodh me Ermalin? Këngëtari bie pre e një sulmi kibernetik!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Megjithatë, edhe pse shumë i pëlqyer kjo gjë nuk e përjashton atë nga shumë situata ku njerëzit mund të përpiqen ta sulmojnë ashtu siç ka ndodhur së fundmi.

Me anë të një postimi në Instastory, këngëtari e ka bërë vetë me dije këtë gjë, ku ka treguar se i kanë hakuar llogarinë e tij në Instagram për 30 orë.

Përshëndetje për të gjithë kudo që jeni deshta t’ju njoftoj që javën e kaluar Instagrami im ka qenë i hakuar për 30 orë . E falenderoj @avdiudenis që ma ka rikthy Instagramin . Kërkoj ndjesë për të gjithë që më është keqpërdorur emri im . Shëndet, I juaji Ermal Fejzullahu.

Para pak ditësh, një person shumë i shtrenjtë për Ermal Fejzullahun festoi ditëlindjen. Bëhet fjalë pikërisht për, vajzën e tij të vogël e cila feston ditëlindjen e saj të 2-të.E në këtë ditë kaq të veçantë nuk mund të mungonte urimi i Ermalit. Me anë të Instastory-ve artisti e ka uruar të voglën e tij me fjalët më të bukura.

Urime 2 vjetorin e lindjes qiki babit Ana.. të dua shumë

Rikujtojmë se, projekti më i fundit muzikor nga Ermali është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko njëkohësisht dhe një mik shumë i mirë i tij. “Sa t’kom dasht” ka dy muaj që është publikuar dhe ka plot 15 milion klikime.