Showbiz

Çfarë po ndodh mes Aurelës dhe Endritit? Fotografi flet për situatën!

Ditët e fundit është përfolur shumë në median rozë se ka një krisje në miqësinë e Endrit Mërtirit dhe Aurela Hoxhës.

Aludimet nisën ditën e ditëlindjes së fotografit ku në dhjetra urime në rrjetet sociale mungonte ai i Aurelës. Modelja e famshme e cila kurrë nuk i kursen fjalët e ëmbla për miqtë e saj të dashur këtë herë është zhdukur krejtësisht nga panorama.

Asnjë foto e saj nuk u shfaq në festën që Endriti kishte organizuar dhe duke mbledhur të gjithë këto pjesëza info-sh bashkë, portalet online dhe ndjekësit në rrjetet sociale menduan se ka diçka që nuk shkon. Ndoshta miqësia e tyre është prishur ose thjeshtë ka ndonjë hatërmbetje për të cilën të gjithë duan të dinë, në fund të fundit janë personazhe publikë.

I ftuar në emisionin e mëngjesit, “Wake Up” Endriti ka sqaruar çdo gjë duke theksuar se këto aludime janë një ekzagjërim shumë i madh. ” “Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri, sepse janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien,s’do ta bënim publike”-është shprehur Endriti gjatë intervistës së tij.

Së fundmi, ai ka bashkëpunuar me “Dolce & Gabbana” dhe u shpreh se është drejtë realizimit të shumë projekteve të rëndësishme që për momentin nuk do t’i zbulojë. Ëndrra e tij më e madhe është të punojë për “Vogue” duke shpresuar se fotot e tij një ditë do të jenë në kopertinën e revistës së njohur.