Showbiz

Chris Evans heq dorë nga “Captain America”

Ai ka tetë vite që luan këtë rol dhe mendon se tashmë ka ardhur koha që të heqë dorë prej tij.

Chris Evans ka konfirmuar se nuk do jetë më pjesë e serisë së ardhshme të “Captain America” pasi mendon se ka dhënë maksimumin e tij në këtë rol.

Pak kohë më parë ai ka folur për “New York Times” ku është shprehur se bën mirë të zbresë vetë nga treni para se ta shtyjnë të tjerët, duke nënkuptuar se ka ardhur koha për një “Captain America” të ri.

“Të gjithë atyre përpara kamerës, atyre pas kamerës dhe publikut i them faleminderit për kujtimet e bukura. Do të jem mirënjohës përjetë” -shkroi ai.