Showbiz

Chris Evans shpjegon përse nuk dëshiron të aktrojë në “Captain America”

Aktori i famshëm hollivudian Chris Evans nuk është edhe aq i emocionuar për tu rikthyer në setin e xhirimeve për realizimin më të ri të “Captain America”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai shpjegoi se megjithëse e pëlqen shumë karakterin e këtij superheroi nuk është i gatshëm ta përfaqësojë më. 38-vjeçari i cili ka patur shumë mosmarrëveshje me “Marvel” shtoi se “Captain America” është një veteran para filmit “Avengers: Endgame”.