Celebrities Gossip Showbiz

Cila ishte arsyeja që e shtyu reperin e njohur 50 Cent të revoltohej dhe të bënte deklarata të papërshtatshme më pas?!

50 Cent ka zgjedhur që t’ju përgjigjet komenteve të turpshme për trupin pas performancës së tij në Super Bowl. Së bashku me Blige, Kendrick Lamar dhe Snoop Dogg ai performoi “In da Club” dhe madje e filloi performancën me kokë poshtë si një homazh për videoklipin origjinal. Megjithatë, shumë postime në Twitter u fokusuan në trupin e 50 Cent.

Pas Super Bowl-it, 50 Cent postoi më pas disa deklarata të cilat New York Post e interpretoi që ai u mundua për të marrë një përfitim të vëmendjes së mediave sociale të sjellë nga trupi i tij. Epo, duket si 50 vetë e pa artikullin e New York Post, sepse ai postoi titullin në Instagramin e tij dhe shkroi:

Unë e quaj këtë ngacmim. Ata thjesht po më ngacmojnë sepse e dinë që mund të humbas peshë. Kjo është arsyeja pse unë qesh me ta. Humbja e peshës zbatohet vetëm kur të vjen turp për peshën tënde.

Fatkeqësisht, vetë 50 Cent nuk i ka trajtuar të tjerët kaq mirë në rrjetet sociale. Në dhjetor, ai u tall me fotot e Madonna-s me të brendshme që arritën të ngjallnin mjaft komente edhe në rrjet. Dy muaj para kësaj, ai e krahasoi Lil Kim me personazhin e filmit Leprechaun. Kujtojmë gjithashtu se 50 Cent i kërkoi falje Madonës në një postim të fshirë në Twitter.

Duke qenë se ky është një veprim i përsëritur disa herë nga ana e 50 Cent ndoshta do të arrijë që të reflektojë pak me veten e tij dhe të mendojë se jo të gjithë njerëzit i presin njësoj komentet apo reagimet në rrjet. Gjithësesi mbetet për t’u parë nëse reperi do të ndalojë së bëri të tilla postime në rrjetet e tij sociale.