Celebrities Fashion

Cilët janë 5 yjet e famshëm që nuk kanë qenë kurrë pjesë e “Met Gala”?

“Met Gala” është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit ku fokusi më i madh është tek tapeti i kuq i cili është edhe një nga më të fotografuarit në të gjithë botën ku me qindra yje nga bota e filmit, muzikës, artit dhe modës që zbresin në Muzeun Metropolitan të Artit vetëm për një natë. Duke qenë se është një event i rregullt vjetor që nga fillimi i viteve 1970, mund të supozoni se çdo emër i njohur në Hollywood ka marrë pjesë të paktën një herë të vetme, por mos u habisni sepse ka pasur edhe disa mungesa befasuese.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ata nuk ishin të ftuar në fakt ndoshta krejt e kundërta, por ndoshta se ata thjesht zgjodhën të mos shkonin, ose kishin plane të tjera. Këta janë pesë emrat që nuk kanë qenë kurrë në listën e të ftuarve të Met Gala.

1. Meryl Streep

Pavarësisht se është një nga yjet më të dashura në Hollywood, Meryl Streep nuk ka marrë pjesë kurrë në “Met Gala”. Ajo është e rregullt në lidhje me paraqitjet e saj kur bëhet fjalë për sezonet e marrjes së çmimeve ku kryesisht i fiton të gjitha, por  vlen edhe të theksohet se shfaqet vetëm kur ka një film apo serial televiziv për të promovuar, duke preferuar të kalojë pjesën tjetër të kohës jashtë vëmendjes.

2. Angelina Jolie

Ajo nuk është e panjohur për të bërë një super paraqitje në tapetin e kuq, por “Met Gala” është një tapet i kuq që Angelina Jolie nuk ka shkelur kurrë. Ne do të donim ta shihnim atë në listën e të ftuarve në të ardhmen duke veshur diçka të bërë me porosi nga një prej markat të saj të preferuara, si “Elie Saab” ose “Atelier Versace”.

3. Jennifer Aniston

Ylli i njohur Jennifer Aniston nuk është shfaqur kurrë në “Met Gala” edhe pse në fakt, asnjë nga aktorët e serialit ‘Friends’ nuk është shfaqur asnjëherë madje edhe në kulmin e popullaritetit të shfaqjes. Ndonëse ajo kurrë nuk ka dalë jashtë zonës së saj të rehatisë kur bëhet fjalë për modën, ne do të donim ta shihnim atë të sjellë elegancën e saj në “Met Gala” një vit.

4. Adele

Këngëtarja britanike është një tjetër yll që çuditërisht nuk e ka zbukuruar kurrë “Met Gala”-n me praninë e saj. Duke marrë parasysh që miqtë e saj përfshirë Jennifer Lawrence dhe Emma Stone që janë shpesh të pranishëm.

 

5. Britney Spears

Pavarësisht nga dashuria e saj për kostumet me shkëlqim dhe fustanet ‘bodycon’, Britney Spears nuk ka dalë kurrë në skenën më të madhe të modës si “Met Gala”.