Celebrities Gossip Showbiz

Çmendurisht e dashuruar, Jonida Vokshi sapo na prezantoi një foto të rrallë me rastin e 2-vjetorit të martesës së saj!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi ditën e sotme feston 2 vjetorin e martesës më të dashurin e saj të zemrës, njëkohësisht babain e vajzës së tyre të vogël, Besnikun. Nuk kishte si të mungonin disa fjalë zemre nga bukuroshja për gjysmën e saj më të mirë në këtë ditë të rëndësishme të tyren.

Teksa ka rikthyer kohën pas në ditën më të lumtur të jetës së saj ku i dha fund beqarisë me Besnikun, aktorja shkroi në kolazhin emocionues të fotove se:

Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time @besnikkrapi. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im. P.S: Foton e fundit e postoj për herë të parë, por është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë për herë të parë të dy bashkë.

Rikujtojmë, se 18 qershori ishte një datë e shënuar për Vokshin dhe bashkëshortin e saj pasi u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Herë pas herë ata publikojnë foto si një familje dhe vogëlushja padyshim që e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha. Moderatorja e njohur ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.