Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri përballet me një problem gjatë koncertit…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare, e cila ka projekte muzikore që janë shndërruar në hit-e të padiskutueshme. Një artiste në kuptimin e plotë të fjalës, me një ndërthurje të vokalit, stilit e performancës, Dafina kurrë nuk i ka zhgënjyer fansat me projektet që ka sjellë.

Këtë herë, me heqjen e shumë masave parandaluese të virusit, Dafina arriti të mundësojë një koncert në një lokal ku dukej se numri i fansave ishte mjaft i madh. Mirëpo, ky koncert pati një problem teknik, që ishte pikërisht mikrofoni i cili nuk punonte më.

Dafina e kaloi këtë moment me mjeshtëri, teksa këndoi pa mikrofon me ndihmën e fansave të saj. Kënga ishte dueti me Yll Limanin “Mos Shko”, një nga projektet muzikore me të suksesshme të saj, duke e bërë kështu problemin me mikrofonin edhe më të parëndësishëm, duke qenë se fansat e dinin tekstin e këngës.

Këtë detaj, artistja e shpërndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram, teksa jo vetëm shfaqi problemin që hasi, pori edhe shprehu mirënjohjen për fansat e saj të mrekullueshëm.

Vështirësi teknike. Kur e ke publikun të mrekullueshëm dhe të kuptueshëm. Festa vazhdon.

Kur nuk punon mikrofoni? Ti thjesht shkon me rrymën…

Askush nuk dukej i shqetësuar gjatë incidentit dhe të gjithë shijojnë muzikën e mrekullueshme, ndërkohë që Dafina këndonte së bashku me fansat e saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pa diskutim që artistja shumë e dashur për publikun shqiptar do t’ia dilte të kalonte edhe këtë moment me shumë humor dhe energji. Të gjithë fansat e saj janë në pritje të publikimeve të këngëve të tjera, teksa momentalisht po shijojnë projektet që ajo ka lançuar deri tani.