Celebrities Showbiz

Dafina Zeqiri publikon prapaskenat e këngës së re nga albumi i saj…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes si për muzikën por dhe për jetën private të saj. Vetëm pak kohë më parë Dafina ka zbuluar titujt e këngëve të albumit dhe bashkëpunimet dhe ka shuar kureshtjen e shumë ndjekësve të saj. Albumi  do të ketë 12 këngë ndër to 6 bashkëpunime, 2 me Mozzik dhe me Vig Poppa, Mc Kresha, Elinel dhe Afrim Muriqi. Albumi i plotë do të publikohet në 25 Janar dhe disa prej këngëve kanë dalë tashmë për publikun. Së fundmi këngëtarja ka shpërndarë disa imazhe nga klipi i ri, për të cilin nuk e ka zbuluar se kur do të publikohet. Reagimet e fansave qenë të shumta, të cilët mezi po presin për këtë projekt. Artistja deri më tani ka sjellur disa këngë nga ky album si, “Unë të dua” me Afrim Muçiqin dhe “My Love”. Mbetet për t´u parë se çfarë do të na sjellë këngëtarja në vitin 2024 tashmë!

Viti 2023 ka qenë shumë i suksesshëm për Dafinën nga ana profesionale. Shumë projekte të reja muzikore të pëlqyera nga publiku dhe duket se tashmë di se si të rrëmbejë zemrën e publikut. Së fundmi Dafina Zeqiri është zyrtarisht artistja shqiptare femër në tregun shqip  folës më e shikuara në rrjetin social TikTok. Në hashtagun #DafinaZeqiri janë grumbulluar plotësisht 2,000,000,000 shikime.