Showbiz

Dafina Zeqiri: “Zilia është po aq reale sa karma”

Duhet të mateni 2 herë para se të merreni me Dafinën pasi artistja le ta themi kështu…nuk ta përton!

Së fundmi ajo ka bombarduar Insta Stories me një sërë postimesh ku flet për ato vajza të cilat hiqen si feministe por në të vërtetë nuk bëjnë fare për njëra-tjetrën dhe që vetëm ankohen.

Në disa foto ku shfaqet duke pozuar shumë seriozisht, këngëtarja shkruan se zilia është po aq reale sa karma. Duffy thekson se gjithmonë i mbështet miket e saj por ato vajza që janë të vërteta jo për ato që mbajna maska dhe mundohen t’i bëjnë ‘diss’.

“Më ka ardhur në majë të hundës me ato femra që pretendojnë se janë feministe dhe kërkojnë ndihmë. Dhe çfarë ndodh kur i hap një derë? Kthehen kundër jush dhe përpiqen…kjo është për të qeshur…përpiqen të të bëjnë “diss”. Unë jam APLHA. Unë do të kujdesem gjithmonë për vajzat e mia.” -shkruan ylli i “Money$” në Instagram.

Kush mendoni se e ka irrituar kaq shumë artisten e dashur të publikut?!