Showbiz

Daniel Craig për herë të pestë në rolin e agjentit 007

Daniel Craig dhe Danny Boyle janë konfirmuar se janë sërish pjesë e episodit të ri të agjentit më të famshëm në botë, James Bond që do të publikohet në muajin tetor të vitit 2019.

“Universal Pictures” fituan të drejtën internacionale për të realizuar filmin e 25-të të agjentit 007 ku Daniel Craig do të interpretojë për herë të pestë ndërsa Boyle do të jetë sërish në rolin e regjisorit.

50-vjeçari 3 vite më parë dha një deklaratë ku tha se më mirë do të vriste veten sesa të merrte pjesë sërish në një tjetër film të James Bond por në fund u bind për të nënshkruar kontratën.