Showbiz

Dasma përrallore e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, publikohen pamjet e para

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas u siguruan që të kishin të gjithë vëmendjen e botës dhe kjo falë dasmës së tyre përrallore 3 ditore.

Vetë aktorja paralajmëroi të ftuarit pak ditë më parë se ceremonitë do të ishin kaq shumë energjike dhe të gjata saqë atyre do t’u duheshin të largoheshin për disa ditë pushimesh për të marrë veten nga festimet e çmendura.

Orë më parë aktorja indiane ka publikuar pamjet e para të ceremonisë së ditës së dytë ku ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit para një prifti në pallatin Taj Umaid Bhawan në Jodhpur të Indisë.

Ajo çfarë ra menjëherë në sy dhe u komentua pa fund në media ishte jo vetëm pramja prej princeshe e aktores por gjithashtu edhe fustani i veçantë i nuses.

Vello e saj 22 metra u mbajt nga 4 meshkuj gjatë momentit kur ajo po ecte drejt altarit ndërsa pjesa tjetër e fustanit kishte të qendisura fjalë që për Priyanka-n kanë një domethënie të veçantë si; familje, shpresë, dashuri, dhembshuri, 1 dhjetor 2018, Nicholas Jerry Jonas, Madhu & Ashok (emrat e nënës dhe babait) dhe Om Namah Shivay (mantra hinduiste që thërret lordin Shiva).