Aktualitet

Defekt në bombolën e gazit, zjarr në një banesë në Tiranë/Lëndohet e moshuara!

Zjarr në një banesë private në Tiranë, lëndohet një e moshuar. Ngjarja ndodhi sot rreth mesdite në kryeqytet ku një 85-vjeçare mori dëmtime pasi shtëpia iu përfshi nga flakët. Paraprakisht, dyshohet se shkak u bë një defekt në bombolën e gazit, por hetimet vazhdojnë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në rrugën “Artin Basha”. E moshuara u dërgua në spital, ku policia bën të ditur se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Artin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S.Xh., 85 vjeçe dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.