Aktualitet

Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhje rreth 11%/PD kallëzim penal për Vorën!

Deri në orën 11:00 ka shkuar në rreth 11% pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Durrës, Dibër, Vorë, Shkodër, Lushnjë e Rrogozhinë. Kjo në bazë të raportimit të 548 nga 942 qendra votimi në total.

Sipas bashkive, varion:

Bashkia Dibër: 14.01%
Bashkia Durrës: 9.2%
Bashkia Lushnjë: 14.59%
Bashkia Shkodër: 10.07%
Bashkia Vorë: 12.79%
Bashkia Rrogozhinë: 15.49%

Deri tani ka votuar pjesa më e madhe e kandidatëve të PS-së, PD-së e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë. Ata bënë thirrje për pjesëmarrje.

Në Bashkinë e Vorës, procesi i votimit në 22 nga 44 qendra votimi vijon pa komisionerët e PD-së. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë por vuri në dukje se është kuorumi minimal i tyre dhe për këtë, “votimet zhvillohen normalisht”. Por, kjo u hodh poshtë nga Partia Demokratike përmes nënkryetares Jorida Tabaku.

Me një vendim të paprecedentë kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e KQZ-së të marrë dje dhe vendimin e KAS-it.

Janë emëruar 22 sekretarët e PD-së dhe nuk ka një vendim për 22 kryetarët. I kërkoj të kalojnë përtej porosive partiake e politike dhe të zbatojnë vendimin e KQZ e KAS-it. Të gjithë përfaqësuesit e PD-së janë në komisione. Përfaqësuesit e LSI-së kanë refuzuar të zbatojnë këtë vendim.

Nuk ka asnjë nga Kamza, kemi sjellë komisionerë të rinj që kanë eksperiencë. Kam parë sot vështirësi për votimin elektronik, ndaj sot sollëm të rinj të trajnuar. Kam vënë re votime në grup për shkak të vështirësive. Ndaj për të kapërcyer këto vonesa vendosëm të sjellim të rinj të trajnuar.

Selia Blu po përgatit kallëzim penal për PS-në dhe anëtarin e LSI-së në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.

Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) informon se ka marrë të gjitha masat për furnizimin me energji të qendrave të votimit në bashkitë që po zhvillojnë zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në zonën e Shal-Nicaj të Dukagjinit, OSSH Shkodër ka siguruar energjinë në qendrën e votimit përmes gjeneratorit. OSSH ka pajisur me gjeneratorë të gjitha qendrat e mëdha të votimit dhe ato të numërimit, ndërsa vijon në terren puna e brigadave të avarisë për riparimin e defekteve si pasojë e motit të keq me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulëta që kanë përfshirë vendin.