Showbiz

Dhjetra shishe shampanje dhe fishekzjarre për ditëlindjen e 2 Ton

Reperi i mirënjohur nga Kosova, 2 Ton ka argëtuar ndjekësit e tij në Instagram teksa ka publikuar disa momente vërtetë të këndshme të ditëlindjes së tij.

Ai e ka festuar 29-vjetorin me shoqërinë dhe ka pozuar në një foto me dhjetra fishekzjarre dhe shishe shampanje duke i uruar vetes së tij ‘edhe 100’.

Më pas reperi ka shfaqur tortën e zbukuruar me një mikrofon. 2 Ton ka festuar me miqtë e tij deri në orët e para të mëngjesit ashtu siç e kërkon tradita.