Film & Tv

Diçka e madhe ka bërë bashkë Jennifer Lawrence, Leonardo DiCaprio dhe Ariana Grande

Kjo do të jetë një nga skuadrat më të famshme që pasi Steven Soderbergh bëri bashkë yjet më të njohur të muzikës dhe filmit për “Ocean’s Eleven”. Këtë herë gjiganti i filmave “Netflix” dhe producenti Adam McKay do t’i japin Jennifer Lawrence mundësinë e artë duke aktruar me disa nga më të mirët e industrisë së filmit dhe muzikës. Aktorja do ketë një rol kryesor krah, Leonardo DiCaprio, Matthew Perry, Ariana Grande, Cate Blanchett, Kid Cudi e shumë tjerë në një film të quajtur “Don’t Look Up”.

Në film Jennifer dhe Leo do të njihen si Kate Dibiasky dhe Dr. Randall Mindy, një dyshe shkencëtarësh të cilët mbajnë një turne nëpër botë për të paralajmëruar se një asteroid do të shkatërrojë planetin. Teksa në rrjet kanë qarkulluar imazhet e para të xhirimeve, burime të brendshme pranë fituesit të çmimit “Oscar” janë shprehur për “Deadline” se DiCaprio e kishte të vështirë të vendoste nëse do të ishte apo jo pjesë e këtij realizimi mjaft interesant.

Kjo pasi ai është duke xhiruar njëkohësisht edhe filmin e Martin Scorsese “Killers of the Flower Moon”. Sa i përket filmit “Don’t Look Up”, ende nuk dihet se kur pritet të dalë në “Netflix”.