Showbiz

Dikur e paragjykuar në Eurovizion, sot Conchita prek zemrat e publikut me rrëfimin e trishtë

Këngëtarja austriake Conchita Wurst u diskutua shumë për look-un e saj dhe seksualitetin në festivalin Europian e megjithatë talenti i saj  i dha fund komenteve negative e paragjykimit duke u shpallur fituese në vitin 2014.

Ditën e sotme ajo ka prekur zemrat e publikut jo vetëm në Austri por në të gjithë botën duke treguar se është HIV pozitive. Këngëtarja e “Rise Like a Phoenix” e bëri publike këtë lajm pasi është kërcënuar disa herë nga ish i dashuri i saj.

Nëpërmjet një deklarate të gjatë të postuar në rrjetet sociale, Conchita zbuloi se ka vite që vuan nga kjo sëmundje vdekjeprurëse dhe se fillimisht kishte ndrojtje ta pranonte tek rrethi i ngushtë familjar e shoqëror.

Ajo shkroi se ish i dashuri e kërcënoi se do ta bënte publik këtë lajm por ajo nuk mund të lejojë askënd ta frikësojë dhe të ndikojë në jetën e saj prandaj zbuloi gjithçka vetë.

“Qëkur mësova diagnozën kam qenë në mjekim të vazhdueshëm dhe tashmë jam në një fazë ku nuk mund t’ja transmetoj sëmundjen askujt. Shpresoj që bërja publike e këtij informacioni të ndihmojë në zvogëlimin e stigmatizimit të njerëzve të infektuar me virusin përmes sjelljeve të tyre ose pa dashje nëpërmjet të tjerëve. Falënderoj fansat për mbështetjen”, përfundoi ajo deklaratën e saj.

Pas bërjes publike të këtij lajmi, Conchita ka marrë të gjithë dashurinë e ndjekësve të saj të cilët nëpërmjet komenteve janë munduar t’i qëndorjnë pranë dhe ta ngushëllojnë.