Celebrities Gossip Showbiz

Dikush sapo ‘nxorri zbuluar’ dhuratën e Arbenitës për Feron në prag Shën Valentini!

Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Por, duket se ishte e gjitha lojë e dyshes pasi ata janë në krah më të lumtur se kurrë së bashku me vajzën e tyre Nina. Ka qenë kjo e fundit madje që ka bërë një ‘të pabërë’ në pragun e festës së Shën Valentinit. Teksa modelja bukuroshe ka publikuar një Ask, një prej ndjekësve e ka pyetur për dhuratën ideale për partnerin dhe Arbenita ka zbuluar se çfarë i ka marrë Feros, pasi ka qenë vajza e cila duke kërkuar kudo nuk e ka ruajtur sekretin deri në ditën e Shën Valentinit.

Dhe nëse ishit kuriozë, janë një palë atlete.

Nina e zbuloi dhuratën para kohe duke prekur gjithçka

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet.

Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar projektin më të fundit muzikor që u lançua ditën e djeshme me titull ‘Gjiro’. Por, nëse nuk e dinit kjo këngë është një ndër këngët e albumit më të ri që Fero pritet të lançojë. Bëhet fjalë për ‘Goat’, albumi i dytë në karrierën e reperit.

‘Goat’ ka pjesë të saj plot 9 këngë , të cilat mund të gjenden edhe në Spotify.

Nga kënga më e fundit e publikuar nga Fero ‘Gjiro’, ajo që na tërhoqi vëmendjen është klipi me skena shumë të nxehta. Epo, duket se reperi po kthehet fuqishëm në treg!