Showbiz

Shuhet reperi i famshëm amerikan, Mo3

Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e repit amerikan. Shuhet reperi i famshëm, Mo3. Këngëtari 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Melvin A. Noble u vra me armë në automjetin me të cilin po udhëtonte nga një person i armatosur, afër Clarendon Drive.

Sipas burimeve, raportohet se personi i armatosur doli nga një makinë e zezë dhe i’u afrua automjetit të Noble, duke e qëlluar me disa plumba. Edhe një kalimtar i rastit u godit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rikujtojmë, se Mo3 ishte i njohur për hite të shumta, si: “Broken Love”, “Errybody”, “Ride for me” etj.