Celebrities

Ditë zie për Klodiana Shalën, ndahet nga jeta njeriu më i shtrenjtë i jetës së saj!

Së fundmi, sportistja e njohur Klodiana Shala i ka hidhëruar të gjithë ndjekësit e dashamirësit e saj teksa ka njoftuar me atë të një postimi në rrjetin social Instagram se ka humbur njeriun më të shtrenjtë të jetës, babain e saj. Me anë të një foto teksa ndodhet në një lokal krah tij, Klodiana ka emocionuar me shkrimin:

Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!

Stafi i Top Albana Radio i shpreh ngushëllimet e sinqerta Klodianës dhe gjithë familjes Shala.