Dilema Sociale Gossip Sport

“Nuk do ta harroj…” Luiza Gega vjen në TAR me një përgjigje për Klodiana Shalën

Atletja e njohur dhe që ka thyer një sërë rekordesh ndërkombëtare në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra. Sot kishim kënaqësinë ta kishim të ftuar në Top Albania Radio, në programin Dilema Sociale me Eno Popin.

Ajo nuk erdhi vetëm, por e shoqëruar edhe me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, i cili e ka ndjekur hap pas hapi në sukseset e saj të njëpasnjëshme.

Pak ditë më parë, po në TAR ishte e ftuar sportistja Klodiana Shala,. Gjatë intervistës ajo është shprehur në një moment se Luiza Gega ka tentuar ta braktisë atletikën, por me këmbënguljen e Klodianës, nuk është dorëzuar dhe sot është aty ku është.

E pyetur për mendimin e saj për deklaratën e Klodianës, Luiza shprehet se nuk ka qenë momenti i vetëm që ajo ka dashur të dorëzohet…

Po në fakt, ka qenë një moment që unë nuk do ta harroj, ka qenë një gjysmë maratonë që bëhej e përvitshme, nuk e mbaj mend fiks vitin dhe nuk e di pse isha kaq e mërzitur për rrjedhën e gjerave, pavarësisht se unë vazhdoj e progesoj me hapa shumë të mëdhenj çdo vit, nuk e di pse pata një moment debulese dhe doja të hiqja dorë, domethënë nuk ka qenë i vetmi rast, mund të kem pasur edhe raste të tjera që unë kam dashur të heq dorë, por që ky rasti që thotë Klodi është i vërtetë dhe Klodi më tha që; Luiza edhe unë kam kaluar raste të tilla, por mos hiq dorë se ti ke mundësi që të ecësh shumë përpara etj etj… E mbaj mend si rast!

Gjithashtu ajo thekson se tashmë është kthyer në një frymëzim për brezat e rinj që kanë pasion sportin duke i këshilluar që të mos dorëzohennë asnjë moment dobësie.