Showbiz

Ditëlindja e të ndjerit Dr. Flori, “West Side Family” kanë një dhuratë të veçantë…

Rreth 4 vite më parë u nda nga jeta këngëtari aq i dashur për publikun shqiptar Florian Kondi, i cili ishte një humbje e madhe për artin shqiptar.

Largimi i tij nga jeta ka bërë që familja e madhe e “West Side Family” të bashkohen akoma më shumë ndërkohë që dy anëtarët e tjerë po vazhdojnë ëndrrën e tij.

Projekti “Beso” i publikuar pak javë më parë ka emocionuar të gjithë publikun dhe fansat e tyre pasi ishte e tëra e kushtuar për Dr. Florin ndërsa sot, në ditëlindjen e tij, ata zbuluan surprizën e radhës.

Landi dhe Miri lajmëruan përmes rrjeteve sociale se në ditëlindjen e Florianit ata do të publikojnë disa video në platformën “Youtube” të cilat janë shkëputur nga koncertet e tyre.

Dy djemtë shpresojnë që kjo dhuratë e përzemërt t’i pëlqejë këngëtarit të ndjerë por edhe fansave të tyre që gjithmonë i mbështesin si edhe familjes së madhe të “West Side Family”.