Celebrities Gossip Showbiz Top 100 Songs of the Year

Për dëgjuesit e Top Albania Radio, Landi i “West Side Family” ka një urim të veçantë!

Sot në “Maratonën e 100 këngëve më të mira” në Top Albania Radio të ftuarit specialë nuk do të mungojnë. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023 dhe me të ftuar mjaft të veçantë gjithashtu.

Në një mesazh zanor ekskluzivisht për Top Albania Radio, artisti i njohur Roland Hysi ka dhënë urimin e tij për festat e fundvitit…

Zonja dhe zotërinj, vajza dhe djem të gjithë dëgjues të Top Albania Radio-s kudo që ndodheni, unë jam Landi i “West Side Family” dhe jam shumë i lumtur që të ndaj me ju këtë mesazh në këtë fundvit. Uroj shëndet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët dhe kurrë mos reshtni së përmirësuari veten. Ju uroj gjithë të mirat!