Showbiz

Dj Blunt sulmohet me armë të ftohta, përfundon në spital

Dj Blunt prej javësh është përfshirë në një konflikt online me kolegë të tjerë reperë nga Kosova dhe duket se sharjet dhe kërcënimet online nuk do të përfundonin kurrë.

Mbrëmjen e kaluar burime pranë “Blitz.al” kanë konfirmuar se reperi i famshëm është sulmuar me armë të ftohta në zonën B në Prishtinë.

Ai është sulmuar nga një grup djemsh ende të paidentifikuar dhe për shkak të plagëve ai është dërguar menjëherë në spital.

Kolegu i tij Real 1 me anë të disa video-ve të postuara në rrjetin social Instagram ka qetësuar fansat e reperit duke thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe plagët nuk ishin serioze.

Ai u ka kërkuar atyre të mos përhapin panik pasi e gjitha kjo ishte vetëm një keqkuptim.