Showbiz

Blunt & Real akuza dhe kërcënime ndaj Gjikos

Mbrëmjen e kaluar dy reperët e talentuar nga Kosova kanë nisur një luftë online me ofendime dhe kërcënime kundrejt dy reperave të tjerë, Ledri Vula dhe Gjiko.

Sipas Blunt, dy këngëtarët e tjerë dhe menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi janë përpjekur të bllokojnë publikimin në kanalin e Youtube të këngës “Çika Jeme”. Edhe pse kjo prurje e re e dyshes është publikuar në këtë platformë, shikimi i saj është limituar për atë pjesë të fansave të tyre që janë nën 18-vjeç.

Kjo ngjarje ka irrituar keqazi Blunt & Real të cilët kanë postuar një sërë videosh në historinë e Instagram-it si edhe në Snapchat ku kërcënojnë dhe ofendojnë Gjikon, Ledrin dhe Faton Shoshi-n.

Ata gjithashtu kanë krijuar meme për Gjikon ku kanë theksuar se e vetmja gjë që ai mund të bëjë është profesioni i kamarierit apo dërgues i picave.