Showbiz

Konflikti mes reperave kosovarë, ndërhyn policia për të qetësuar gjakrat

Ditën e kaluar lajmëruam se Blunt & Real kishin hapur luftë ndaj dy reperave të tjerë Gjiko dhe Ledri Vula.

Sipas dyshes së famshme, Ledri, Gjiko dhe Faton Shoshi ishin përpjekur të bllokonin publikimin në platformën e Youtube të projektit të tyre më të fundit “Çika Jeme”.

Situata mes tyre degjeneroi në kërcënime dhe ofendime nëpërmjet disa video-ve të postuara në Instagram madje Faton Shoshi tha se ishte nisur për tek shtëpia e Blunt për të hapur sherr.

Për shkak se gjendja mes artistëve arriti kulmin u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen e cila kishte ndikuar negativisht edhe tek fansat e tyre. Gjithashtu për të sjellë paqe mes tyre kanë ndërhyrë edhe miqtë e përbaqshkët të Psilave (tifozët e Prishtinës) me në krye Albert Kastratin.