Celebrities Gossip Showbiz

“Do jetë një verë…”, Yll Limani bën paralajmërimin për këtë sezon veror!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi është publikuar bashkëpunimi i tij me Dafina Zeqirin, i cili titullohet “Kaje” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Për këtë Ylli ka postuar një foto të tij në Instastory, ku përveç se ka treguar se ndjehet qër suksesin e këtij projekti gjithashtu ka bërë një paralajmërim për këtë sezon veror.

Shumë i lumtur që ju ka pëlqy projekti im i fundit me Dafinën

Do jetë një verë spektakolare…

Të tjera rrugës

Jeta e tij private gjithmonë është ruajtur në mënyrë hermetike, megjithatë artisti herë pas here bën disa dedikime romantike në rrjetet e tij sociale. Ashtu si ka bërë dhe me anë të një Instastory ka ndarë me ndjekësit e tij një shprehje që na tregon se dikush ia paska thyer zemrën Yllit tonë.