Celebrities Gossip Showbiz

“Frikësohu nga dita kur…” Kush ia ka thyer zemrën Yll Limanit?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Jeta e tij private gjithmonë është ruajtur në mënyrë hermetike, megjithatë artisti herë pas here bën disa dedikime romantike në rrjetet e tij sociale. Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku me anë të një Instastory ka ndarë me ndjekësit e tij një shprehje që na tregon se dikush ia paska thyer zemrën Yllit tonë.

Frikësohu nga dita kur një njeri me zemër të mirë heq dorë nga ty 

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me projekte të reja muzikore dhe vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij më të fundit ‘U kry’, Ylli mund të jetë duke përgatitur për ne një surprizë me Dj Geek dhe dyshimet për këtë i ka ngritur një Instastory ku ky i fundit ka postuar artistin dhe krahas i ka vendosur një trofe. Mund të jetë edhe thjesht një postim miqësor mes dyshes ndaj na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar të vërtetën.