Celebrities Showbiz

“Do kisha vdekur që të dëgjoja se si është zëri yt…”/ Erjola përlotet gjatë “telefonatës” me babin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Ditën e djeshme, përmes ‘telefonit të erës’ banorët kanë zbuluar të pathënat e tyre ndaj njerëzve që nuk patën mundësi t’u thonë diçka. Gjatë një “telefonate” me babanë e ndjerë, Erjola u përlot.

O ba, nuk di se si duket emri yt në telefon sepse është telefonata e para imagjinare dhe reale që kam bërë sepse unë isha e vogël dhe nuk e di se çfarë do të thotë të të bjerë zilja me emrin babi në telefon. Ajo që dua që ta dish është që më ka marrë malli edhe dua të më vish të më takosh prapë sepse këtu brenda në BBV, vetëm një njëherë më ke ardhur në ëndërr. Po të lutëm të më vish edhe njëherë në ëndërr që të më japësh forcë. Do kisha vdekur që të dëgjoja se si është zëri yt përmes një aparati sepse nuk e kam provuar kurrë më parë si ndjesi dhe këtë ndjesi nuk do e harroj kurrë.