Showbiz

Donald Trump në sfidë për të kapur dorën e Melania

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump bën përpjekje të vazhdueshme për të kapur dorën e bashkëshortes së tij në publik ndërkohë që kjo e fundit mundohet ta shmangë me çdo kusht.

Edhe një herë tjetër gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara po luftonte për një copëz dashurie dhe afrimiteti nga bashkëshortja e tij e cila me qëndrimin e saj stoik lutej që ky moment të përfundonte sa më shpejt.

Eventi në kopshtin “Rose” në nderim të Presidentit Francez, Macron nxorri në pah vullnetin e hekurt të Donald Trump dhe betejën e tij me lëvizjen e gishtave për të kapur dorën e Zonjës së Parë.

Pas përpjekjeve të lodhshme e të vazhdueshme, Melania Trump humbet betejën duke u dorëzuar dhe detyrohet të bashkojë dorën e saj me atë të bashkëshortit. Video-ja qesharake e këtij momenti po bën xhiron e botës dhe është cilësuar si shembulli perfekt i një ‘American Love Story”.