Aktualitet

Drejt fundit numërimi i votave për kandidatë, Celibashi thirrje numëruesve: Vijoni punën pa ndërprerje!

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit dhe se është ende në proces në 9 KZAZ.

Ai iu bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vijojnë pa ndërprerje punën.
“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan).

Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, shkruan Celibashi.

Ndërkaq ka përfunduar numërimi për kandidatët në Lezhë.

Pedagogu, Mark Marku është kandidati më i votuar nga lista e Partisë Demokratike në Lezhë ndërsa në radhët e Partisë Sociasliste kryeson ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në Lezhë Partia Demokratike ka fituar 4 mandate, ndërsa Partia Demokratike, 3 mandate. Kështu, në parlamentin e ri shkojnë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli nga radhët e PD-së. Ndërsa nga PS, Lezha do të përfaqësohet nga Lindita Nikolla, Eduard Ndreca dhe Shpresa Marnoj.