Lifestyle

Dritaret hapur apo mbyllur në këtë vapë përvëluese?! Ekspertët japin përgjigjen!

Dilema e këtij sezoni, a duhet që dritaret të qëndrojnë të hapura apo të mbyllura për të mos ndierë të nxehtin?! Ata që nuk kanë kondicioner në shtëpi, e dinë se sa e padurueshme është bërë gjendja në këtë vapë përvëluese.

Shpesh nxitojmë të hapim dritaren për të marrë pak ajër të freskët. Por çfarë është më mirë gjatë një vale të të nxehtit, të mbani dritaret e hapura apo të mbyllura?

Profesori në Universitetin e Nottinghamit, Amin Al-Habaibeh thotë se është thelbësore që ne të shmangim efektin serë, sepse ai rrit temperaturën në shtëpi. Pra, nëse keni një tarracë të mbyllur, ballkon ose kopsht dimëror, është e rëndësishme t’i mbani dritaret hapur gjatë ditës.

Sa u përket dritareve në shtëpi, hapini kur temperatura brenda bëhet më e lartë se jashtë. Përndryshe mbajini të mbyllura, thotë profesori. Gjithashtu, psikologia Lindsay Browning pajtohet se është më mirë t’i mbani dritaret hapur.

Ju nuk dëshironi që ajri i jashtëm të hyjë në shtëpi dhe ta ngrohë atë. Por kur dielli perëndon dhe ajri jashtë fillon të ftohet, është një ide e mrekullueshme të hapni dritaret për të sjellë flladin në dhomën e gjumit.

Gjithashtu, mbroni nga nxehtësia dhomat me pamje nga dielli duke ulur grilat dhe duke mbyllur perdet gjatë ditës. Dhe nëse keni kondicioner, sigurisht që duhet të mbyllen, në mënyrë që ajri më i freskët të qarkullojë.