Celebrities Gossip Showbiz

Dritë në fund të tunelit për Michael Buble dhe Luisana Lopilato, dyshja e njohur presin fëmijën e katërt!

Këngëtari i njohur Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Lajmi u dha nga ‘TMZ’, e cila publikoi videon e “I’ll Never Not Love You”, kënga e re e këngëtarit me origjinë kanadeze. Në videon e këngës në fakt Luisana shfaqet shtatzënë.

Çifti tashmë ka tre fëmijë. Shtatzënia e katërt mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për Michael dhe Luisana për të filluar nga e para pas një periudhe të vështirë, mbi të gjitha nga sëmundja e djalit të tyre të madh.

Në vitin 2016, Noah u diagnostikua me kancer, arsyeja që bëri që babai i tij të tërhiqej nga skena deri kur njoftoi shërimin e tij. Dhe tani që gjithçka duket se ka marrë fund, Bublé është rikthyer me një këngë të re dhe me një fëmijë tjetër. Kënga e re e artistit është, siç shpjegoi ai vetë, një vazhdim i këngës shumë të famshme “Haven’t Met You Yet”, një këngë e vitit 2009 që shënoi thellësisht jetën e tij.

Në xhirimet e asaj videoje, në fakt këngëtari del me vajzën që më pas u bë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij. Nuk është rastësi, pra, që në videon e re shfaqet edhe Luisana. Aktorja e njohur gjithashtu ka postuar një foto familjare në rrjetin e saj social Instagram teksa e emocionuar dhe e lumtur ka shkruar se:

Ooops! E bëmë përsëri, bebi është gjatë rrugës!