Showbiz

Dua Lipa i jep fund lidhjes me Isaac Carew

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa tashmë është single.

Bukuroshja 23-vjeçare i dha sërish fund lidhjes me kuzhinierin britanik Isaac Carew vetëm pak ditë më parë.

Karriera e secilit prej tyre u bë edhe një herë shkak për këtë ndarje ashtu si herën e parë. Ata kaluan 18 muaj së bashku që pas rikthimit por gjërat duken se nuk po funksiononin më mes tyre.

Dua është shumë e ngarkuar me koncertet muzikore, bashkëpunimeve me markat e famshme si dhe lançimin e këngëve të reja ndërsa 33-vjeçari sapo ka publikuar librin e tij të parë të gatimit.

Tashmë ata nuk janë më së bashku dhe kjo është zyrtare madje, Isaac e ka hequr këngëtaren edhe nga rrjetet e tij sociale.